leoni

Policia sa më afër qytetarëve

Në objektin e gjendjes Civile ne fshatin Strellc i Epërm të komunës së Deçanit, sot është hapë një zyre e policisë në kuadër të sektorit III .Te pranishëm në hapjen e kësaj zyre ishin Drejtori i Administratës Komunale Jashar Dobraj më bashkëpunëtorë , Drejtori i DRP-Pejë Kolonel Sami Shabanaj me bashkëpunëtor, Kapiten Faik Jahmurataj-Komandant i Stacionit Policor në Deçan, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të fshatit Strellc dhe qytetarë. Qëllimi i hapjes së kësaj zyre është që policia e Deçanit, të jetë sa më afër komunitetit ku graviton sektori në fjalë , si dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët. Nga sot kjo zyre do të jetë ç’do ditë të javës e hapur me një orar fleksibil, po ashtu është vendos edhe një kuti e ankesave ku secili qytetarë mund të shkruaj ndonjë ankesë apo pakënaqësi ta vendos në ketë kuti e cila do të hapet nga persona përgjegjës . Zyra të tilla priten të hapën edhe në fshatra tjerë të komunën së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka mirëpritur në takim drejtuesit dhe basketbollistët e KB GRAPELAND

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Drejtori …