Ivica Daçiq

Policia serbe do të patrullojë në Maqedoninë e Veriut, ‘Aleanca për Shqiptarët’ kërkon prononcim nga Bekim Qoku e Albin Kurti

Lajmi se Policia serbe do të patrullojë në Maqedoninë e Veriut ka nxitur reagime nga Aleanca për Shqiptarët e cila  kërkon prononcim nga Bekim Qoku dhe nga Albin Kurti. Kohë më parë Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq pas takimit me homologun e tij maqedonas, Pançe Toshkovski, tha se ka marrëveshje që nga muaji gusht, policët e Serbisë të patrullojnë në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas. Pas kësaj ka reaguar Aleanca për Shqiptarë duke uruar me ironi deputetin e koalicionit “VLEN”, Bekim Qoku, për sjelljen e policisë serbe në Ohër, për shkak se Qoku është nga ky qytet. Falë Qeverisë dhe ndryshimit që solli ky deputet dhe koalicioni ku ai bën pjesë, pas 35 viteve policia serbe do të patrullojë lirshëm në Ohër, me kompetenca që të reagojë ndaj qytetarëve të saj që do vizitojnë Ohrin për pushime. Duke pasur parasysh deklaratën e ministrit, Ivica Daçiç, i cili paralajmëroi edhe hyrjen e policisë, pasi  Sërbia e njeh Kosovën si territor të vetin, kjo nënkupton se në Ohër do të kenë të drejtë të arrestojnë çdo shqiptar të Kosovës të cilët Serbia i kërkon për luftën e viteve 1998-1999. Aleanca për Shqiptarët kërkon publikisht që për këtë marrëveshje të prononcohet edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe  kryetar i Bekim Qokut dhe mbështetës i koalicionit jolegjitim që aktualisht është pjesë e Qeverisë e cila na e riktheu Sërbinë në RMV.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …