Tahir Veliu

Policia serbe nuk lejoi që kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Tahir Veliu të shkojë në Preshevë

Dje, policia serbe nuk lejoi që kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Tahir Veliu të kalojë kufirin dhe të jetë në Preshevë në promovimin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe  librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”. Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu ka deklaruar se: “Mua mund të më akuzoni dhe të më bëni pengesa por trenin e Shqipërisë së Bashkuar nuk mund ta ndalni kurrë!  Kosova Lindore do ti bashkohet Shqipërisë, ashtu sikurse gjitha trojet e tjera shqiptare që ende janë nën pushtimin e shteteve fqinje fashiste. Shqipëria e Bashkuar është kërkesë e drejtë, në përputhje me të gjitha aktet dhe konventat ndërkombëtare. Është kërkesë për paqe dhe në kohën e duhur.” Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është lëvizje mbarëkombëtare politike dhe demokratike, që është themeluar më 16 korrik 2016. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar angazhohet për bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …