Policia sllavo-maqedonase nuk ndalon së ushtruari dhunë kundër të burgosurve shqiptar të rastit “Kumanova”. Dhunë brutale dhe tortura çnjerëzore përveç nëpër burgje ata po përjetojnë edhe gjatë transportimit të tyre në Gjykatën e Shkupit. Dhuna e shfrenuar dhe brutale ka bërë që gjatë seancës së sotme të kërkoj ndihmë mjekësore Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli. Ai ka thënë se ka nevojë për ndihmë urgjente mjekësore. Edhe i akuzuari tjetër, Demë Shehu është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e torturës së ushtruar ndaj tij nga ana e gandianëve të burgut dhe nga policia. Seanca e sotme gjyqësore po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta të sigurisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …