leoni

Dyshohet se lumi Lepenc i ka bartur trupat e policëve të Kosovës në Maqedoni

Policia vazhdon përndjekjet e aktivistëve të Vetëvendosjes

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e aktivistit, Çlirim Gërbeshi. Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë bërë caku i policisë përderisa kriminelët vazhdojnë t’i shtojmë krimet. Derisa policia nuk guxon, as nuk provon ta kontrollojë ekzekutuesin e “Prontos” Adem Grabovcin, katër policë e kanë shqelmuar derën e shtëpisë ku jeton Çlirimi. Aty ndodhej vetëm një grua me një fëmijë. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë krim, sikur as Çlirimi. Aktivistët e Lëvizjes po ndiqen vetëm pse janë pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Shteti, përmes policisë nuk mund të kthehet kundër opozitës, as kundër qytetarëve. Por një shtet autoritar siç është Kosova duhet të ndalet në këtë tatëpjetë që ka marrë. Të gjitha këto përndjekje nuk e kanë ndalur asnjëherë përpjekjen e VETËVENDOSJE!. Këto po bëhen arsye shtesë që të vazhdojmë angazhimin tonë për çlirimin e drejtësisë e cila sot është e kapur nga një shtet mafioz si ky i yni.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj përjashton mundësinë e koalicionit në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të ardhshme

Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për një koalicion qeverisës …