Policia e Kosovës ka zbardhur hollësi të reja në lidhje me
mjetin e dyshuar shpërthyes që u gjet dje në xhaminë e Drenasit. Sipas Policisë,
mjeti shpërthyes nuk ka pasur detonator. Njësia për trajtimin e materialeve
eksplozive dhe deminim, ka bërë tërheqjen në mënyrë të kontrolluar të mjetit
shpërthyes të llojit TNT me peshë 2.2 kg. Ky mjet ishte vendosur brenda
rrethojës së xhamisë, konkretisht në një çantë ku shiheshin disa tela dhe një
pllakë metalike. Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar të gjitha detajet
lidhur me rastin, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …