Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili u prit në takim nga kryetarja, Valdete Daka dhe anëtarët tjerë të KQZ-së. Siç njofton kumtesa, përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 6 tetor, ishte tema e këtij takimi. Në fillim të takimit, kryetarja e KQZ-së, Daka e njoftoi ambasadorin Braathu lidhur me përgatitjet që është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa kujtoi dhe rolin këshill dhënës që misioni i OSBE-së do ta ketë për katër Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimit në këto komuna. “Përgatitja e procesit zgjedhor është duke vijuar sipas planifikimeve dhe deri më tani nuk është paraqitur ndonjë vështirësi në organizimin e tyre”, njoftoi kryetarja Daka. Nga ana e tij, ambasadori Braathu ka ritheksuar falënderimin për bashkëpunimin shumëvjeçar me KQZ-në dhe ka informuar anëtarët e KQZ-së për përgatitjet e OSBE-së për zbatimin e rolit të saj në zgjedhjet e 6 tetorit, në përputhje me kërkesën e KQZ-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …