Kaluan 9 ditë prej kur Gjykata Speciale i ka dërguar një kërkesë drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, por ai ende nuk i ka kthyer përgjigje. Gjykata ka kërkuar nga ai të sqarojë kapacitetet e Policisë së Kosovës për të garantuar në rast se për ndonjërin nga të akuzuarit, vendoset masë e arrestit shtëpiak, mirëpo Policia ende nuk i ka kthyer përgjigje gjyqtarit Nicolas Giju. Policisë së Kosovës iu kanë dhënë dy javë kohë nga njoftimi i përkthimit në shqip të Urdhrit për t’iu përgjigjur gjyqtarit të procedurës paraprake. Të gjitha dosjet publike janë në dispozicion në faqen e internetit të Gjykatës Speciale. Avokatët e të arrestuarve që ndodhen në burgun e Hagës thonë se Policia është e obliguar të japë sqarime për gjykatësin e Speciales. “Në Ligjin për Gjykatën Speciale parashihet se të gjitha institucionet në Kosovë, përfshirë edhe Policinë, janë të obligueshme t’i përgjigjen Gjykatës Speciale,, thotë avokati, Skënder Musa.
