Beograd - Prishtinë

Politikanët dhe disa medie evropiane paralajmërojnë thellimin e tensioneve në mes Kosovës dhe Serbisë

Zhvillimet e ditëve të fundit kanë bërë që të rriten tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë, duke ngjallur pasiguri te qytetarët e vendit. Këtyre tensioneve iu parapriu arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritet franceze pas një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia, ndërsa kulmi i tensionimit të situatës ndodhi të shtunën e 14 janarit, ku Serbia tentoi të fus brenda territorit të Kosovës trenin rus me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Për  tensionimin e situatës kanë folur edhe zyrtarë të lartë vendeve të Bashkimit Evropian, e po ashtu kanë shkruar edhe mediat e njohura evropiane siç është BBC, pastaj gazetat gjermane “ Deutche Ceitung” dhe “Frankfurter Allgemaine Ceitung”. Këto dhe medie të tjera  kanë  theksuar se Serbia  i vë flakën dhe po i rrit tensionet në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …