Politikanëve të Kosovës u duhen ndërmjetësues edhe kur bisedojnë me krerët e Serbisë edhe kur nuk arrijnë të merren vesh njëri me tjetrin. Këta politikanë gjysmakë, servilë, frikacakë dhe të papërgjegjshëm, nuk e durojnë njëri- tjetrin, por pajtohen që dikush tjetër të vendos për mosmarrëveshjet e tyre, apo ujditë për ta ndarë pushtetin, sikur po ndodh për më shumë se tre muaj mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Kërkesa që ngërçin politik ta zgjidhin ambasadorët e vendeve të Quintit, apo zyra e Bashkimit Evropian, apo përfundimisht ambasadori Kosnett, sikur e kishte zgjidhur dikur e në një kohë kryetaren e Kosovës përmes një zarfi, ish ambasadori Kris Dell, një gjendje e tillë gjendje rezignuese, në vetvete është pranim i paaftësisë për të vendosur dhe ka të bëjë me mosbesimin ndaj njëri tjetrit, ka të bëjë me frikën e mashtrimit nga njëri tjetri, ka të bëjnë me mungesën elementare të burrërisë, seriozitetit e vendosmërisë… (RKL)
