leoni

Politikani ekstremist rus, Vladimir Zhirinovski, ka kërkuar bombardimin ushtarak të Ukrainës në natën e Vitit të Ri

Politikani ekstremist rus, Vladimir Zhirinovski, ka kërkuar bombardimin ushtarak të Ukrainës në natën e Vitit të Ri

Politikani ekstremist rus, Vladimir Zhirinovski, ka sugjeruar bombardimin ushtarak të Ukrainës në natën e Vitit të Ri, pasi sipas tij në atë kohë shumë ukrainas   mund të jenë të dehur. Deputeti i Parlamentit rus dhe lideri i Partisë Demokratike Liberale të Rusisë, i ka bërë këto komente më 27 dhjetor gjatë një transmetimi televiziv, teksa Perëndimi i sheh me shqetësim trupat ruse afër Ukrainës, dhe si diçka që mund të rezultojë me pushtim të shtetit. Zhirinovski, i cili njihet për komentet e tij të ashpra, ka thënë se nëse ai do të ishte president, ai do ta bombardonte Ukrainën mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit në orën 4 të mëngjesit kur “secili është i dehur”. “Dikush duhet t’i ndëshkojë ata, dikush duhet t’i frikësojë ata”, ka thënë ai një ditë pasi ka sugjeruar se Rusia duhet të aneksojë tërë Ukrainën, jo vetëm pjesën që e ka aneksuar disa vjet më parë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …