Politologu gjerman, Alexander Rhotert, në një artikull të botuar në mediat gjermane dhe cituar nga “Sarajevo Times”, ka vlerësuar ndërhyrjet e SHBA-së si kyçe në parandalimin e luftërave në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë. Sipas tij, ndërhyrja e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në tetor 2023 dhe vizita e Shefit të CIA-s, William Burns, në gusht 2024, ndaluan përshkallëzimin e tensioneve që mund të çonin në tri luftëra të reja në Evropë. Rhotert thekson se pa këto veprime, situata në Ballkan, veçanërisht planet për “Serbinë e Madhe”, mund të kishte rezultuar në konflikte të mëdha, duke bërë që përfshirja e Uashingtonit të jetë vendimtare për stabilitetin në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së
Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …