Më 1 Janar të këtij viti, Polonia ka marrë presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian, duke paraqitur një plan që fokusohet në zgjerimin e BE-së. Në dokumentin e prezantuar, ky shtet thekson përfshirjen e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe të Ukrainës dhe Moldavisë, bazuar në përparimin e tyre individual. Në këtë kontekst, Republika e Kosovës mbetet ndër vendet me progresin më të ngadalshëm drejt integrimit evropian. Aplikimi i Kosovës për statusin e kandidatit, dorëzuar dy vjet më parë, ende nuk ka shënuar lëvizje nga Brukseli. Qeveria polake, e udhëhequr nga kryeministri Donald Tusk, theksoi se avancimi i aplikimit të Kosovës është i ndërlidhur ngushtë me përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë. Nuk ka kritere të veçanta për aplikimin e Kosovës, por përparimi në dialogun e normalizimit me Serbinë mund të ndihmojë rastin tuaj. Është e nevojshme të përmbushen kushtet kyçe, përfshirë Marrëveshjet e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, si dhe të shmangen veprimet provokuese që cenojnë stabilitetin, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë pjesë Lista për Familjen dhe AKR-ja
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë …