leoni

Pompeo

Pompeo: Jemi të zhgënjyer me Gjykatën e Drejtësisë të BE-së, e cila e shpalli të pavlefshme një marrëveshje transatlantike

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të premten se Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të zhgënjyera” me një vendim të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian, e cila e shpalli të pavlefshme një marrëveshje transatlantike për transferimit e të dhënave. Pompeo tha në një deklaratë se, Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë pasojat dhe ndikimet e vendimit në mijëra kompani që ushtrojnë aktivitetin në bazë të marrëveshjes. Ky vendim i Gjykatës së Drejtësisë i jep fund në mënyrë efektive kompanive amerikane që kishin të drejtë të marrin të dhëna personale nga Bashkimi Evropian. Më shumë se 5000 kompani e kishin nënshkruar marrëveshjen, por ajo u sfidua nga një mosmarrëveshje e gjatë midis kompanisë Facebook dhe aktivistit austriak të privatësisë, Max Schrems, i cili ka bërë fushatë në lidhje me rrezikun për mundësinë që të dhënat e evropianëve të përdoren nga agjencitë e inteligjencës amerikane

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …