Mediet në Sanxhak dhe në Bosnje i kanë kushtuar vëmendje zhvillimeve të djeshme ( 14 janar 2017) në kufirin e Kosovës me Serbinë. Portali Sabxhahaber shkruan: Kosova për herë të dytë ia uli barrierën Serbisë. Herën e parë kur në fillim të këtij muaji, ia ndaloi hyrjen në Kosovë kryetarit serb, Tomisllav Nikolliqit, i cili ishte nisur për festat e Krishtlindjes. Sot barriera u ul sërish, kur u ndalua hyrja e trenit me mesazhe nacionaliste, me të cilin Serbia donte të provokonte konflikt në Kosovë. Kryetari, Hashim Thaçi, urdhëroi Policinë që me çdo kusht ta ndalojë hyrjen e trenit në Kosovë. Natyrisht, ky reagim ka shokuar Beogradin. Ishte për keqardhje kur kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, i ankohej Rusisë për këtë ndalesë. Beogradi po harron se Thaçi nuk është politikan boshnjak, e as Kosova Bosnje, ku serbët bëjnë çfarë të duan, komenton ky portal.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …