Me rastin e 100-vjetorit të Konferencës së Paqes në Paris, Posta e Kosovës sot ka lëshuar në qarkullim pullën postare “100 vjetori i mbrojtjes së trojeve shqiptare – Wooldrow Wilson”, dedikuar mikut të madh të kombit shqiptar kryetarit 28-të të SHBA-ve, Woodrow Wilson, për kontributin vendimtar në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi i mëtejmë. Tentimet për ndarjen e trojeve shqiptare u intensifikuan edhe pas “Konferencës së Londrës”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës me angazhimin dhe urtësinë e kryetarit Wilson i dhanë fund kësaj fushate të egër antishqiptare në “Konferencën e Paqes” në Paris më 1919. Filatelia e Postës së Kosovës edhe në të ardhmen do të nderoj personalitete të shquara botërore, miq të kombit shqiptar.
