Posta nderon dëshmorët Luan Haradinaj dhe Skënder Rexhepi

Në prag të përvjetorit të tetë të pavarësisë së Kosovës, Posta e Kosovës  ka promovuar të martën pullat postare  kushtuar dy dëshmorëve Luan Haradinaj dhe Skënder Rexhepi.
Në ceremoninë e mbajtur në Postën e Kosovës kanë marrë pjesë anëtarë të familjes Haradinaj dhe Rexhepi, bashkëluftëtarë të dy dëshmorëve, deputeti  Rafet Rama, Isa Krasniqi, Besim Rexhepi e të tjerë si dhe zyrtarë nga Posta e Maqedonisë.
 “Luan Haradinaj është një prej figurave më të shquara të UÇK-së, është ndër pushkët e para qe dha kushtrimin për liri. Vepra tij por edhe e tërë familjes Haradinaj është pjesë e ndritur e historisë së  popullit shqiptar me të cilën mburremi të gjithë”, ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv, Sejdi Hoxha, gjatë fjalës së tij.
Ai theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe dëshmorët e saj janë themeli i lirisë dhe shtetit tonë.
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Gjeneral Luan Haradinaj është dekoruar me Urdhrin “Hero i Kosovës”.
Bashkëluftëtari Luanit, Skënder Rexhepi nga Mrasori i Rahovecit në moshë të re iu bashkua  Lëvizjes Ilegale, atdhetarëve më të devotshëm të Kosovës. Së bashku me shokët e tij, në fillim të viteve të 90-ta, Skënderi nuk do të kursej asgjë për përgatitjen e kryengritjes së armatosur.
Kryeshefi Sejdi Hoxha
“Dëshmori  Skënder Rexhepi  është ndër pjesëtarët e parë  dhe bashkëthemelues i celulave të para të UCK-së. Skënderi ishte Komandant i njësiteve ushtarake ‘Hekuri’. Shtëpia e tij ishte bazë e fuqishme dhe e sigurt e UÇK-së”, ka thënë kryeshefi Hoxha.
Dëshmori Skënder  Murat  Rexhepi është dekoruar me Medaljen Luftëtari i Lirisë “Adem Jashari”.
Në shenjë respekti, Kryeshefi  Sejdi Hoxha u ka dorëzuar familjes Haradinaj dhe familjes Rexhepi, pullat postare të punuara në bronz si dhe pullat postare në kornizë.
Për emetimin e pullave postare, Postën e Kosovës e kanë falënderuar Daut Haradinaj dhe djali i dëshmorit Skënder Rexhepi, Altini.
Filatelia e Postës së Kosovës edhe në të ardhmen do të përkujdeset që vlerat tona historike dhe kombëtare të promovohen përmes imazheve të pullave postare.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …