POTERQI I KLINËS ME RRUGË TË ASFALTUARA, NË GJURGJEVIK TË MADH FILLOJNË PUNIMET NË RRUGËN E RE

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, bashkë me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha dhe kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, kanë përuruar rrugët e asfaltuara të fshatit Poterq dhe fillimin e punimeve në fshatin Gjurgjevik i Madh. Rrugët e fshatit Poterq kanë gjatësi mbi 6 kilometra dhe janë realizuar me mbështetjen e plotë të MI-së. Projekti i rrugës së Gjurgjevikut të Madh me gjatësi prej 4 kilometra, do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe komunën e Klinës. Ministri Lekaj duke u deklaruar për këto dy projekte tha se Ministria e Infrastrukturës po e mbanë premtimin e dhënë banorëve të Poterqit para një viti, se ky fshat do të bëhet me infrastrukturë moderne . Kurse për fillimin e punimeve në rrugën e Gjurgjevikut të Madh, ministri Lekaj duke e falënderuar MFSK-në për mbështetjen në realizimin e këtij projekti me rëndësi për banorët, deklaroi se kjo mbështetje e FSK-së që së shpejti do të shndërrohet në ushtri të vendit, po e dëshmon se është në shërbim të të gjithë qytetarëve, krahas ofrimit të sigurisë për territorin e Kosovës. Ministri MFSK-së, Rrustem Berisha, tha se mbështetja e MFSK-së  në këtë projekt për banorët e Gjurgjevikut, është dëshmia më e mirë se FSK-ja është e të gjithëve dhe në shërbim të gjithë qytetarëve të vendit. Kurse kryetari Elezaj i falënderoi ministrin Lekaj dhe ministrin Berisha, për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa rezervë dhënë komunave në tërë vendin, në këtë rast komunës së Klinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …