Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se pozicioni i BE-së rreth çështjes së hapjes së urës së Ibrit nuk ka ndryshuar. Në një konferencë për media, Stano ka thënë se po vazhdojnë diskutimet në lidhje me këtë çështje edhe se pikëvështrimi i partnerëve ndërkombëtarë është se “veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara” nga qeveria e Kosovës duhet të shmangen. Qëndrimi i Bashkimit Evropian lidhur me urën është thënë qartë gjatë ditëve dhe javëve të kaluara, si dhe u është komunikuar partnerëve në Prishtinë, dhe është diskutuar gjerësisht me të gjithë partnerët tjerë brenda BE-së, me Amerikë në dhe KFOR. Nuk ka asgjë të re për të shtuar, vetëm ritheksoj që po, ka diskutime dhe ndërveprime që po vazhdojnë lidhur me këtë çështje, në linjë me qëndrimin e BE-së që veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara duhet të shmangen dhe që kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut. Ky është pikë-vështrimi i të gjithë partnerëve dhe aleatëve të Kosovës”, ka deklaruar Peter Stano.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …