Deputetë të pozitës dhe opozitës kanë paraqitur vlerësime të ndryshme për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën. Duke komentuar të gjeturat e këtij Raporti, deputetë të partive opozitare kanë thënë se Raporti ka konstatuar se situata në vendin tonë nuk ka pasur përparime dhe se gjendja është ajo që ka qenë. “Raport qartëson se Qeveria e Kosovës nga shtatori i 2017-s nuk ka dërguar asnjë sinjal bindës në Bruksel se është serioze t’i kryejë obligimet që i ka shteti i Kosovës” ka theksuar deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti. Nga ana tjetër, deputetë nga pozita e kanë vlerësuar ndryshe po këtë Raport. Sipas tyre, Raporti i Komisionit Evropian e ka konfirmuar lajmin e shumëpritur nga qytetarët e Kosovës për liberalizim të vizave.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …