Gjatë kësaj jave mbledhet Këshilli i BE-së, por nuk pritet që të merret vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Pozita e opozita nuk e mohojnë mundësinë që procesi i liberalizimi i vizave të shtyhet deri në vitin 2020

Kryetari Thaçi dhe përfaqësuesit e Qeverisë nuk e kanë mohuar mundësinë që liberalizimi i vizave të shtyhet deri në vitin 2020. Ata madje kanë thënë se opozita ka qenë destruktive në takimet me zyrtarët e Bashkimit Evropian duke i mohuar reformat e Kosovës. Në anën tjetër, përfaqësuesit e subjekteve opozitare thonë se pushteti po i frikësohet dështimit në procesin e liberalizimit të vizave, prandaj po bën përpjekje që përgjegjësinë për këtë dështim ta hedhë tek opozita. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi ka thënë se kur në vitin 2016 si kryeministër i vendit kërkonte të ratifikohet Marrëveshja e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi si kusht për liberalizim të vizave këta që sot janë në pushtet e kundërshtonin dhe propagandonin rrejshëm se po humbim mbi 8000 hektarë tokë. “Me mashtrime dhe me politika populliste, atëherë humbëm shansin ta përmbyllim procesin e liberalizimit. Tani, në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, rreziku nga popullizmi i ka kaluar kufijtë e mashtrimeve dhe të primitivizmit tonë. Ekziston frika reale se shtete të veçanta do të hezitojnë të përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën, duke u frikësuar nga popullistët, të djathtë e të majtë, në vendet e tyre, derisa të përfundojë procesi i zgjedhjeve në institucionet e BE-së, epilogu i të cilave është vështirë të dihet”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …