Votimi per president

Pozita po voton brenda Kuvendit, protestuesit dhe policia po përballen me sulme të ndërsjella

Prej fillimit të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, që filloi me një orë vonesë dhe  ku janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme të shumicës  qeveritare,  për ta emëruar në postin e kryetarit të Shtetit, Hashim Thaçin,  e deri në orët e mbrëmjes, në Kuvend ka mbretëruar po ajo atmosferë që po mbretëron në pesë muajt e fundit. Deputetë e opozitës së bashkuar kanë përdorur të gjitha mënyrat për ta pamundësuar votimin e Thaçit për kryetar. Ata, pas mbarimit të diskutimeve, disa herë kanë hedhur gaz lotsjellës. Pikërisht për këtë, kryetari i Kuvendit ka përjashtuar nga salla, herën e parë gjashtë deputetë dhe herën e dytë pesë të tjerë, disa prej të cilëve janë tërhequr zvarrë nga Policia. Në mesin e deputeteve të nxjerra me dhunë brutale nga Policia  ka qenë edhe Shqipe Pantina, motra e dëshmorit, e cila edhe është arrestuar. Rreth orës 16 e 30 minuta deputetët e Opozitës definitivisht janë nxjerrë nga Salla, ndërkohë që ka filluar procedura teknike për zgjedhjen e kryetarit. Në Sallë kanë mbetur 82 deputetë që përbëjnë kuorimin për fillimin e votimeve. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka propozuar dhe më vonë janë votuar me shumicë anëtarët e Komisionit votues nga partitë parlamentare. Nga Vetëvendosja me marrëveshje paraprake, Ilir Deda është emëruar anëtar i komisionit, i cili mbulon AAK-në dhe Nismën. Deputetët e pranishëm në sallë kanë marrë fletëvotimet në prani të anëtarëve të komisionit dhe kanë kryer procedurën e votimit.

Molotov Policise

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …