Pete Hegseth, President-elect Donald Trump's choice to be Defense secretary, appears before the Senate Armed Services Committee for his confirmation hearing, at the Capitol in Washington, Tuesday, Jan. 14, 2025. (AP Photo/Alex Brandon)

Prania e trupave të Ushtrisë Amerikanë në Evropë, dhe në Kosovë, ka qenë njëra prej çështjeve më të diskutuara ditëve të fundit

Prania e trupave të Ushtrisë Amerikanë në Evropë, duke përfshirë këtu edhe në Kosovë, ka qenë një prej çështjeve më të diskutuara ditëve të fundit, pas një deklarate të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili paralajmëroi se prania e ardhshme ushtarake në Evropë do të diskutohet. Nivelet e trupave amerikane në kontinent janë të rëndësishme. Ajo çfarë do të ndodhë për pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet nga sot është pjesë e një diskutimi më të gjerë që pasqyron nivelin e kërcënimit, qëndrimin e Amerikës, dhe nevojat tona gjithandej botës”. Kjo është arsyeja pse mesazhi jonë është kaq i fortë për aleatët tanë evropianë: tani është koha për të investuar. Sepse ju nuk mund të bëni hamendje se prania amerikane do të zgjasë përgjithnjë” – ka thënë ai. Sipas një dokumenti të publikuar të fundi në faqen zyrtare të NATO-s, aktualisht gjithsej janë 4 mijë e 686 ushtarë të vendeve të ndryshme në Kosovë. Shteti me më së shumti trupa në misonin e KFOR-it është Italia, me 1 mijë e 258, pasuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 602.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

KQZ: Gjatë ditëve në vazhdim do të numërohen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato nga jashtë

Numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit po shkon drejt përfundimit, ndërsa Komisioni …