Kryeministri, Kurti, gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë së Kosovës për këtë vit ka thënë se ky vendim i Serbisë për pranimin e targave të automjeteve nga Kosova vjen për të ulur presionin nga Bashkimi Evropian dhe Amerika lidhur me zgjedhjet jo të rregullta e jo demokratike të cilat u zhvilluan në Serbi. Sipas tij, para dy vitesh Serbia përdori çështjen e targave për të tensionuar situatën e sigurisë në veri të Kosovës. “Ndonëse i shërben lëvizjes së lirë e të lehtësuar të dy shteteve, dua të theksoj se ky vendim po vjen pas një moszbatimi më shumë se 10 vjeçar të marrëveshjeve paraprake. Përdorimi dyvjeçar i çështjes së targave nga ana e Serbisë për të tensionuar situatën e sigurisë në veri të vendit tonë dhe tash së fundi si përpjekje për të ulur kritikat nga komuniteti ndërkombëtar mbi Serbinë pas parregullsive në sistemin zgjedhor atje. Qëndrimi ynë sa i përket çështjes së targave ka qenë mbi parimin e reciprocitetit, ka thënë mes tjerash kryeministri, Kurti, gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë së Kosovës, për këtë vit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …