Konfindustria: Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës të marrin masa ndaj Serbisë për shkak të linjës energjetike

Pranvera Dobruna-Kryeziu: Pas rritjes së çmimeve të rrymës, rënies së një blloku e mungesës së energjisë, duhej të kishte reduktime

Ish-drejtoresha e KEK-ut, Pranvera Dobruna-Kryeziu, ka folur për krizën energjetike, në të cilën po kalon vendi javëve të fundit. Ajo ka deklaruar se pas rritjes së çmimeve të rrymës, rënies së një blloku dhe mungesës së energjisë, ishte e nevojshme që të ketë reduktime. “Kriza energjetike na erdhi pak më vonë, duke iu falënderuar blloqeve tona që kanë punuar dhe nuk e kemi ndier atë krizë. Në momentin kur një bllok ka rënë, atëherë përjetuam jo vetëm krizën financiare, për shkak të ngritjes së çmimeve të rrymës, por edhe mungesën e energjisë. Prandaj ishte e nevojshme që të ketë reduktime”. “Mirëpo, kjo ka qenë gjëja më e keqe pasi është dashur të gjendet një tjetër zgjidhje, në mënyrë që qytetarët të mos e ndiejnë mungesën e energjisë. Posaçërisht gjatë festave të fund-vitit”, tha  Pranvera Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …