Gjumi u mundua mendimet
e hidhura me m’i flak,
ato nuk hoqen dore
u kapën ne valle me ëndërrat.
Kujtova se me gjumë
do të braktisja realitetin,
por nuk doli ashtu
kujtova se nëse mbylli syte
do te ndryshojë diçka
prapë gabova.
Mbas një ditë të lodhshme
e të etur për dituri
hodha sytë në çdo hapësirë
që më shihnin sytë.
Kosova që më ngjason
si një varkë
që cdo dite i thyhet
nga një dërrasë
e fillon me i hy uji.
Dhe prapë ajo vazhdon
si nusja në traditat e shqiptarëve
që kujton se është më e bukura
e ngritë kryet përpjetë
vetem pse ka vendosur fustanin e bardhë
e brenda faqja e zeze.
Ashtu edhe Kosova
flamuri i valon sa fryen era,
por nuk shikon se do të bie ne fund
e do ta marrë pusi .
Nuk shikon rininë si po iken
nga pëllëmba e dorës,
nuk e shikon se retë e zeza
iu kanë rrethu.
Dhe shume shpejt mbi kokë
ujin kanë për të ia leshue.
Nuk shikon dërrasat me ia ndërrue
po me kokëfortësi vendos me lundru.
Me njerëzit qe nuk dinë
not,
dhe nuk dinë në cilin vend
mu drejtue.
Shkurt e shqip hartën nuk
Dinë për ta lexu
E me ata mbahet
se Evropa ka me pranu.
Ushtarët e lindur
nga nënat shqiptare
i mori dheu,
por këta të fundit
po i vret vet atdheu.
28. 8. 2023