Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës e kanë vlerësuar si shqetësues faktin se një numër i aktakuzave të korrupsionit, janë hedhur poshtë nga gjykatat e vendit. Ky diskutim, ka pasuar shifrat që janë paraqitur për nëntëmujorin e vitit 2019, për të cilën periudhë ka raportuar drejtori i Njësitit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, Valon Jupa. Sipas këtij raporti, për periudhën janar-shtator të këtij viti, 85 % e aktakuzave të ngritura për veprat penale karakteristike, kanë përfunduar me shpalljen fajtorë të të akuzuarve nga ana e gjykatave, gjatë periudhës janar-shtator 2019. Në kategorinë e veprave penale karakteristike, hyjnë veprat penale, që kanë të bëjnë me armët, droga, kontrabandim me emigrantë, krim të organizuar, korrupsion zyrtar, shpëlarje të parave, trafikim me njerëz, krimet ekonomike dhe nxitje e urrejtjes. Sipas këtij raporti, prej 116 personave që kanë qenë të akuzuar për vepra penale të korrupsonit, për 43 persona janë hedhur poshtë aktakuzat ndaj tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …