Shqipëria dhe Kosova prej sot kanë në fuqi marrëveshjen për sigurimet shoqërore që sipas zyrtarit Astrid Hado, u garantua pas negociatave që filluan në vitin 2020. Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në rrjetet shoqërorë shkruan se kjo paketë mbron të drejtat shoqërore. Sipas tij kjo marrëveshje “do të do të shërbejë, për të tashmen dhe për brezat e ardhshëm në të dy vendet”. Negociatat mes Shqipërisë dhe Kosovës siç thotë drejtori Hado, kaluan me sukses të gjitha proceset e nevojshme. “Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet i angazhuar për të çuar përpara këto marrëveshje që garantojnë trajtim të barabartë për qytetarët dhe sigurojnë njohjen e viteve të punës”, – thekson drejtori Astrid Hado.
