Burime nga Brukseli bëjnë të ditur se liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 24 maj, me diplomaten më të lartë të Bashkimit Evropian, për të diskutuar për mënyrat e kapërcimit të tensioneve në rritje dhe përparimin e synimeve të tyre për pranim në BE. Zonja Mogherini, i ka ftuar në një darkë punuese në Bruksel liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar për zhvillimin më të shpejtë politik, Zyra e saj ka njoftuar mbrëmë se “do të diskutohet situata në rajon” dhe “do të shikohet së bashku rruga përpara”. Frika nga thellimi i ndikimit politik, ushtarak e ekonomik i Rusisë në rajonin e Ballkanit duket se e ka shkundur Evropën nga gjumi i saj letargjik.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …