leoni

Prej gjithsej 1371 të arrestuarve, në Holandë, 897 janë shqiptarë, që përpiqen të shmangin kontrollet

Prej gjithsej 1371 të arrestuarve, në Holandë, 897 janë shqiptarë, që përpiqen të shmangin kontrollet

Mediet në Holandë  bëjnë të ditur se policia dhe milicia ushtarake në portin e Roterdamit kanë arrestuar shumë persona në portin e Roterdamit, vitin e kaluar. Në bilancin e bërë nga autoritetet holandeze, rezulton se shumica e të kapurve janë shqiptarë. Sipas raportimit, shqiptarët dhe të huajt e tjerë në portin e Roterdamit, kapen duke hipur në rimorkio ose kontenierë të destinuara për anijet. Në këtë mënyrë ata shpresojnë të jenë në gjendje të fshehin dhe të kalojnë Kanalin Anglez, duke arritur në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe. Kryetari i Bashkisë së Roterdamit thotë se kjo rritje e arrestimeve është thjesht për shkak të rritjes së njerëzve që përpiqen të shmangin kontrollet. Prej gjithsej 1371 të arrestuarve, 897 janë shqiptarë, të cilët megjithëse mund të udhëtojnë lirshëm në Holandë, kanë nevojë për vizë për të hyrë në Angli, ku shpresojnë të gjejnë punë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …