Prej kohësh Albin Kurti i kishte ftuar liderët e opozitës, LDK, PDK, dhe AAK, për të diskutuar përmbushjen e agjendës legjislative

Prej kohësh, kryeministri Albin Kurti i kishte ftuar liderët e tri partive opozitare – LDK, PDK, dhe AAK, për të diskutuar përmbushjen e agjendës legjislative. Vetëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kishte pranuar  ftesën, dhe ajo kishte  sjellë ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare. Megjithatë, kjo periudhë pozitive ishte e shkurtër, pasi marrëveshjet ndërkombëtare u bllokuan përsëri për shkak të mungesës së shumicës të nevojshme prej 81 votave të deputetëve. Analistët konsiderojnë se është detyrë e partisë në pushtet që të sigurojë votat për të miratuar marrëveshjet, por gjuha e përdorur ndaj opozitës i largon ata nga bashkëpunimi. Përgjegjësia për këtë bllokim është veçanërisht e shumicës, e cila  që nuk ka arritur të tregojë respekt ndaj opozitës në Kuvendin e Kosovës. Sekretaria e Kuvendit të Kosovës ka konfirmuar se nuk pritet të ketë seanca të rregullta gjatë vitit 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Kristofer Hill

Për sulmin terrorist në kanalin e “Ibër-Lepencit”, ambasadori, Christopher Hill, nuk ka parë dëshmi që çojnë te Beogradi

Për sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin e “Ibër-Lepencit” , ambasadori amerikan në Serbi, …