OKB

Prej sot, për 30 ditë me radhë, Shqipëria do të mbajë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Prej sot, për 30 ditë me radhë,  Shqipëria do të mbajë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.  Në New York në marrjen e stafetës të drejtimit Këshillit të Sigurimit do të jenë të pranishëm, kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama dhe ministria e punëve të jashtme Olta Xhaçka. Edhe pse një vend i vogël, Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në udhëheqjen e Këshillit me disa rezoluta për Ukrainën. Ferit Hoxha ambasador i Shqipërisë në OKB tregon përgjegjësinë e madhe natyrshëm dhe privilegjin e marrjes të presidencës të Këshillit të Sigurimit nga vendi jonë. Olta Xhaçka shefja e diplomacinë Shqiptare thotë se me marrjen e presidencës të këshillit Shqipëria do të jetë pararojë e përpjekjeve diplomatike për të izoluar Rusinë. Shqipëria u pranua anëtare e OKB në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare në Këshillin e Sigurimit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …