Prekazi në fokus të investimeve nga Komuna e Skenderajt

Në lagjet e Prekazit të Epërm ka filluar realizimi i projektit të kanalizimit me fokus në lagjen Dushkolli. Investimet që po bënë Komuna e Skenderajt në fshatin Prekaz do të përmbyllin në tërësi projektin e kanalizimit fekal në këtë fshat, për të vazhduar në fshatrat e afërta Mikushnicë e Lubavec. Ky projekt do të vazhdojë me bashkëfinancim të Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Planifikimt Hapësinor. Për të parë nga afër punimet që po zhvillohen, në Prekaz ka qëndruar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu dhe Drejtori i Urbanizmit Driton Mulaj. Kryetari Nura tha në Prekaz se ndihet i lumtur që fshati Prekaz po kompletohet me infrastrukturën e nevojshme, pasi në këtë fshat janë asfaltuar të gjitha rrugët, është realizuar projekti i ujësjellësit dhe tashmë po përfundon në tërësi edhe projekti i kanalizimit. Pa dyshim, tha ai, Prekazi i meriton këto investime që po bënë Komuna e Skenderajt, pasi Ky fshat ka kontribuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Banorët e Prekazit të Epërm tashmë kanë të gjitha kushtet për jetë të mirë në fshatin e tyre, pasi Komuna e Skenderajt më herët ka investuar edhe në shkollën e fshatit, ambulancën dhe zyrën e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …