Pa viza

Premtimi i krerëve të lartë të Shtetit për liberalizmin e vizave edhe në këtë vit shkoi huq sikur në 10 vitet e fundit

Premtimi i krerëve të lartë të Shtetit se qytetarët e Kosovës në fund të këtij viti do të mundë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen është mashtrimi i fundit i dhjetë viteve. Këshilli i Ministrave të BE-së në mbledhjen e fundit për këtë vit, nuk kanë nxjerrë një dokument të përbashkët për liberalizim të vizave. Kosova nuk ka kurrfarë gjasash që ta fitojë këtë vit liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, sidomos jo tani kur Kosova ka ashpërsuar qëndrimin ndaj Serbisë me vendosjen e taksave në prodhimet serbe. Vetëm nëse krerët e Kosovës pajtohen plotësisht me kërkesat e Serbisë, atëherë BE-ja mund të marrë qëndrim për liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …