Premtohet mbështetje për shoqatën e shurdhmemeceve

Këtë të premte Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyci e shoqëruar nga shefi i Kabinetit të Kryetarit Selim Marevci, drejtori i infrastrukturës, Arber Bytyqi, këshilltarja komunale Lumnije Morina nga PDK dhe Balton Derguti nga LDK, kanë vizatuar shoqatën e shurdhmemecëve në Ferizajt. Me këtë rast drejtuesit e kësaj shoqate këta të fundit i kanë njoftuar me problemet dhe sfidat me të cilat përballet kjo kategori. Naser Maliqi, kryetar i shoqatës së shurdhmemecëve në Ferizaj, është shprehur se problem kryesor përveç kushteve të rënda të jetës është edhe ndalja e pensioneve invalidore që po bëhet nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ai ka kërkuar nga drejtuesit e qeverisë lokale që të bisedojnë me nivelin qendror në mënyrë që t’ju dalin sadopak në ndihmë kësaj kategorie. Ndërsa, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyci, por edhe shefi i kabinetit të Kryetarit Selim Marevci, ka premtuar një mbështetje me të madhe për këtë kategori, përderisa kanë shtuar se me rregulloren e re e cila ju dedikohet Personave me Aftësi të Kufizuara e cila pritet të miratohet në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës, janë të përfshira edhe kjo kategori. Ndërsa premtuan se do të bisedojnë edhe me zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në mënyrë që të diskutohen edhe për pensionet invalidore. Në Komunën e Ferizajt, janë rreth 180 persona shurdhmemec.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …