Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi; Më 30 dhjetor 1991 ishte rrethuar shtëpia e Komandantit, Adem Jashari, kjo datë shënon Ditën e Veteranit të UÇK-së

Me rastin e 30 vjetorit të Ditës së Veteranit, ish-komandanti i Batalionit 4, i Brigadës 138 të UÇK-së, Pren Marashi ka shkruar: Tridhjetë vite më parë, më 30 dhjetor të vitit 1991, forca të shumta ushtarake e policore serbe, rrethuan shtëpinë e Komandantit, Adem Jashari, në Prekaz. Pikërisht para tridhjetë viteve, u dukën shkëndijat e para të një lufte të armatosur kundër pushtuesit serb.

“Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme, i kanë ndërruar rrjedhat e historisë”.

Kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe luftën e shenjtë e të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata që nuk luftuan dhe nuk morën pjesë në luftën çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me siguri që nuk e dinë rëndësinë e kësaj date.

Ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo e cila kur ishin të gjithë të thyer dhe para dorëzimit që i tregoi botës dhe armiqve, se këto troje kanë dalazotës.

Të gjitha Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të vërtetë të luftrave çlirimtare, Urime Dita e Veteranit, thuhet në urimin për ditën e veteranit të komandantit të Batalionit  të Katërt të  Brigadës 138 të UÇK-së,  gjatë luftës, Pren Marashi.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …