Veterani i luftës së UÇK-së–ish komandanti i Batalionit të Katër të Brigadës 138 të UÇK-së, Pren Marashi ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shihet një prift serb duke e larguar flamurin kombëtar nga çatia e një ndërtese në Koshare. Ai ka thënë së kjo është dëshmi i qartë e humbjes serbe dhe përpjekje për të treguar besnikëri ndaj miteve jo ekzistuese. “Kjo është provë se kanë humbur dhe se tani kanë mbetur duke luajtur rolin heronjve të veshur me uniformën e “popit”. Me 10 tetor 2020 në Koshare, popi i mbrojtur nga institucionet tona e hoqi flamurin shqiptar. Kjo është mënyra e vetme e tyre për t’u dëshmuar shefave të tyre besnikërinë ndaj miteve dhe “heroizmit” imagjinar, e ju shqipe sa të mundeni garoni, se kush do jeni i pari që t’i takoni! Përgjegjësia kinse individuale por këta horra kanë urrejtje kolektive”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …