leoni

Preng Cub Lleshi

PRENG CUB LLESHI: Angela Merkel foli për Europën dhe për kombin shqiptar!

Refleksione rreth intervistës dhënë para pak ditësh, gazetarëve gjermanë- Po ndodhin shumë çudira në këtë kohë të koronavirusit të zi, çudira që kanë të bëjnë jo vetëm me shtimin e numrit të atyre që po prekën nga kjo kolerë e shpikur nga shkencëtarët (?!), apo me shtimin e numrit të të vdekurve nga kjo kolerë. Se çudi po ndodhin me botën e të gjallëve, bile edhe me ata që e kanë për mision të shkruajnë për çudirat e kësaj bote, gazetarët dhe kronistët e televizioneve shqiptare. Se ata po gjejnë kohë e mjete për të pasqyruar shtimin e numrit të krimeve dhe të plagëve të tjera të shoqërisë kapitaliste në Shqipërinë e ditëve tona, por edhe kur duket ndonjë rreze drite në horizont, ata, çuditërisht, nuk priren drejt saj. Dhe këto “çudira” (?!) po shkoja ndërmend këto ditë, kur u kalua në heshtje intervista e kancelares së Gjermanisë, mikes së popullit shqiptar, zonjës Angela Merkel, dhënë këto ditë gazetarëve gjermanë. Se ajo, me ato që tha para këtyre gazetarëve, bëri histori. Bëri histori duke folur me gjuhën e historisë, kur tha se “Shqiptarët duhet të kenë një shtet”! Dhe, në qoftë se Presidenti e qeveria heshtën përpara këtij mendimi lapidar të Angela Merkel, pyetja shtrohet: Pse heshtën gazetat laramane të borgjezisë së sotme pas kësaj interviste? Pse heshtën televizionet shqiptare?! Se ato, kur gjejnë kohë të flasin për “rëndësinë” e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duhet t`i përgjigjen edhe pyetjes se “Si do të shkojnë shqiptarët në Europë? Kështu siç janë, të ndarë në katër shtete, apo të bashkuar në një shtet kombëtar”? Nëse më parë këta gazetarë, por edhe shumë analistë të tjerë të çështjes sonë kombëtare, nuk e kishin shtruar këtë pyetje, tanimë këtë ua “sugjeron”Kancelarja e Gjermanisë, kur, në intervistën e saj, u tregon atyre, po edhe politikanëve europianë, të vërtetën e hidhur historike, të vërtetën se, siç pohon ajo, “Shqiptarët u ndanë gjatë luftërave ballkanike dhe pas Luftës së Parë Botërore, duke bërë që tashmë Shqipëria të jetë i vetmi shtet në botë që nga të gjitha anët të kufizohet me bashkëkombësit e vet”. Këtë të vërtetë të hidhur historike mikja e Shqipërisë nuk ua kujton politikanëve europianë e më gjerë, e frymëzuar nga një humanizëm abstrakt për një komb me histori të lavdishme në zemër të Ballkanit, por e frymëzuar nga të vërtetat që zbulon historiografia europiane e më gjerë për Shqipërinë dhe për shqiptarët në rrjedhat e kohërave. Se ajo nuk kujton vetëm historianin grek të lashtësisë, Herodotin, i cili tregonte se “Kur erdhëm (helenët-shënimi im), këtu gjetëm pellazgët”, por edhe pohimin e Edvin Pears, sipas të cilit “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës ariane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Janë”. Se i dinin këto të vërteta për kombin shqiptar, dy ish-presidentë të dy shteteve të fuqishme më dy kontinente, Xhorxh Bush, ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e vlerësonte lart Enver Hoxhën dhe ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Kitaroviç, kishin stamposur në veshjet e tyre simbolin e kombit tonë, shqiponjën me dy krerë, çka ia rriste lavdinë Shqipërisë në dy kontinente! Se i dinte këto të vërteta historike, udhëtarja angleze Edit Durham do të shkruante se “Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit, ku popullata autoktone (shqiptare-shënimi im) është ruajtur më së miri”. Këtë të vërtetë do ta pohonte, vite më vonë, edhe ish-presidenti i SHBA, Bill Klinton, i cili, kur Kosova fitoi pavarësinë, do të shkruante: “Nënë Tereza ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që e plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe vlerave të lirisë”. Dhe në emër të vlerave të lirisë së kombeve u foli Angela Merkel gazetarëve gjermanë, kur theksoi idenë e madhe, sipas të cilës “Shqiptarët duhet të kenë një shtet”! Në emër të vlerave të lirisë së kombeve ajo shtroi edhe detyrën që “Shteti shqiptar duhet të punojë fort për mbrojtjen e popullit shqiptar në çdo anë të kufirit, në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë e në Luginë”. Këtë detyrë e shtronte kjo politikane e shquar, sepse mbështetej në plot dëshmi të historiografisë europiane e më gjerë. Këtë e bënte, sepse kishte parasysh edhe pohimin e Rene Pinon, i cili shkruante: “Prej fushave të Vardarit e deri në Adriatik, prej Thesalisë e deri në Mal të Zi, zot toke është shqiptari, sepse ky hyn këtu… i pari”. (Revista “Revue des dmondes”). Këto të vërteta, pak kohë përpara se të fliste kancelarja Angela Merkel, i kishte hedhur bukur në vargje poeti Riza Çato, të cilat i recitonte bukur artisti Agim Xheka. Ai sikur i kishte perifrazuar mjeshtërisht idetë e mikes së nderuar të shqiptarëve, kur i drejtohej Europës së ditëve tona: “Moj Evropë, Evropa ime, Ngrihu mbi ato gabime! Plagët që ke hapur vetë, Na i shëro qetë-qetë! Ndigjoje fjalën e artë: Korrigjoje atë hartë”! Dhe këto vargje nuk janë shprehje e një “nacionalizmi folklorik”, siç do të thoshte ndonjë analist i ditëve tona, ithtar i kozmopolitizmit, por shprehje e idesë thelbësore të Kartës së Kombeve të Bashkuara, sipas së cilës kjo Organizatë ka për detyrë “Të zhvillojë midis kombeve marrëdhënie miqësore, të mbështetura në respektimin e parimit të barazisë së të drejtave të popujve dhe të së drejtës së tyre për vetëvendosje dhe të marrin çdo masë tjetër që mund të forcojë paqen në botë”. (f. 7). Në frymën e këtyre dokumenteve, mikja e shquar e kombit tonë shtronte detyrën që “Shteti shqiptar të punojë fort për mbrojtjen e popullit shqiptar në çdo anë të kufirit, duke mos lejuar që shtetet e tjera të përfitojnë prej saj, për të parë një Shqipëri ashtu siç e ka krijuar Zoti, të bashkuar dhe të fortë drejt Bashkimit Europian”. Dhe pyetja shtrohet: A e dëgjoi Europa zërin e Angela Merkel-it? A e dëgjoi Presidenti dhe kryeministri i shtetit shqiptar? A e dëgjuan politikanët kosovarë? Se, çuditërisht, të gjithë po heshtin, kur, sëpaku, duhet t`i thonin: “Të faleminderit, zonjë e nderuar! Të faleminderit, që na the “Ua kemi borxh” shqiptarëve të mbrojmë e të mbështetim kërkesën e tyre legjitime për t`u bashkuar të gjitha trojet shqiptare në një shtet unik kombëtar”! Se, siç thoshte Alfons dë Lamartini, poet e burrë shteti francez, “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë. Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave. Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak”.

Kontrolloni gjithashtu

BDI

BDI: PËR QEVERINË SHQIPTARËT JANË TË PADUKSHËM: ASNJË PËRFAQËSUES SHQIPTAR NË DELEGACIONIN NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

BDI e dënon ashpër vendimin e kryeministrit dhe të qeverisë për të realizuar një vizitë …