leoni

Preng Cub Lleshi: Marin Barleti nuk ka folur për ”Origjinë Dibrane” të Kastriotëve, por indirekt për origjinen mirditore të Kastriotëve

Preng Cub Lleshi: Marin Barleti nuk ka folur për ”Origjinë Dibrane” të Kastriotëve, por indirekt për origjinen mirditore të Kastriotëve

Për vetë rëndësinë që ka në historinë e Shqipërisë figura e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, dashamirësi i historisë, veçanërisht në këtë vit jubilar të 554-vjetorit të vdekjes së tij, prirej t`i ndiqte shkrimet e studiuesve dhe të historianëve të ndryshëm rreth kësaj figure të ndritur të kombit tonë. Ishte kjo arsyeja që më shtyri ta lexoj me vëmendjeshkrimin “Nga ishin Kastriotët?! Ku lindi Skënderbeu?” të sudiuesit Halil Rama, botuar në gazetën “Panorama”, më 17.011.2022. Por, pse ta fsheh, u zhgë njeva që në fillim nga ky shkrim, i cili, përveç titullit, çalonte nga mungesa e theksuar e argumenteve në favor të së ashtuquajturës “tezë” të oigjinës dibrane të Kastriotëve. Kjo mungesë argumentesh binte në sy që në fillim të këtij shkrimi kur ky studiues e niste atë me këtë të ashtuquajtur “tezë: të origjinës dibrane të Kastriotëve me “njoftimin” (?!), sipas të cilit “Gjon Muzaka që në shek ullin e 16-të ka lënë si testament (?!): “Ta dini se gjyshi i Zotit Skënderbe quhet Pal Kastrioti dhe nuk pati më shumë se dy fshatra në zotërim, të quajtura Sinë dhe Gardh i Poshtëm” , duke shtuar shënimin se “Gardhi i Poshtëm ndodhet në Muhurr”. Por çdo studuues i vëmendshëm e kupton se ky “testament” (?!), pëveç të tjerave, nuk thotë asgjë për origjinën dibrane të Kastriotëve! Duke e ndjekur fillin e ligjëratës së këtij studdiuesi, të bie në sy tendenca për të mos i përmendur tre tezat e mirënjohura në historiografisë shqiptare, që, në fak, janë hipoteza: Ato të prejardhjes nga Mati, nga Dibra dhe atë mga Kastrati i Hasit, duke lënë në harresë atë që, formalisht, po e quaj “hpoteza e prejardhjes mirditore të Kastriotëve”. Kjo i ka ndodhur këtij studiuesi, sepse, me sa duket, nuk është nga ata që mendojnë se “nuk ka rëndësi se nga cila krahinë ishin Kastriotët”, siç përrallisin dusa studiues e historianë edhe sot e kësaj dite në vendin tonë, për të fshehur të vërtetën e madhe historike për interesa të caktuara edhe religjioze, edhe krahinore. Se, siç theksonte Prof. Dr. B. Gaçe, “Skënderbeu nuk erdhi nga hiçi, nuk erdhi nga qielli, nuk e sollën të huajt, ai qe një nga arbërit e kohës, me një të kaluar familjare, me një lidhje dhe marrëdhënie të caktuar familjare”. E përmenda këtë gjykim të saktë, sepse ky autor, ndryshe nga shumica e studiuesve dhe e historianëve shqiptarë, që kanë ardhur pas Fan S. Nolit të madh, përveç tri tezave (që, në fakt, janë hipoteza) mbi vendorigjinën e Kastriotëve (Mati, Dibra dhe Kastrati i Hasit), përmend edhe tezën mbi prejardhjen e Kastriotëve nga Kastri në Vig të Mirditës, e cila, siç dihet, pas Katerinës II të Rusisë, është mbrojtur edhe nga historiani austriak Jakob Falmerajer, edhe nga historiani shqiptar Athanas Gega e ndonjë tjetër.

 Veçse, duke hyrë në thelbin e çështjes, në trajtimin e vendorigjinës së familjes princore të Kastriotëve, edhe Prof. Dr. B. Gaçe “përzgjedh” njërën prej tyre, atë të “prejardhjes dibrane” të Kastriotëve. Këtë e bënte, si edhe studiuesi H. Rama, duke iu referuar, kryesisht, librit monografik të Prof. Dr. Kristo Frashërit, të titulluar “Skënderbeu” (Jeta dhe vepra), botuar në vitin 2002. Por pyetja shtrohet: A mund të konsiderohen argumente për “variantin dibran” ca si supozime që nxirren nga historiani K. Frashëri, kur dihet se historiani ynë i shquar Fan S, Noli, duke bërë fjalë për hipotezën e prejardhjes dibrane të Kastriotëve, theksonte se “Në Dibër të Poshtme ka një katund të quajtur Kastriot, por nuk dihet a e ka marrë emrin katundi nga Kastriotët, apo Kastriotët nga katundi”. Dhe, po këtu, historiani ynë, pasi theksonte se “Mirditën dhe Lumën i kishte Gjon Kastrioti”, shtonte se “Barleti nuk ua përmend emrat dhe i shënon me emrin Aemathia”. Nga sa shihet, pohinet e këtij historiani e rrëzojnë nga themelet hipotezën që i bën Kastriotët me origjinë nga Dibra e Poshtme.

E rrëzojnë këtë hipotezë, sepse historiani, pothuaj bashkëkohës i Gjergj Kastriotit, Marin Barletit, siç dihet, ka përcaktuar jo Dibrën po Matin si vendorigjinënën e Kastriotëve legjendarë. Këtë e ka bërë edhe duke pohuar se “Aemathia e Barletit ka qenë, që nga koha e tij e gjer sot, një burim lajthitjesh (për historianët-shënimi im), se me këtë emër quhej në kohët e vjetra Maqedonia Jugore dhe, shpesh, tërë Maqedonia”. Për kësi “lajthitjesh” studiuesi serioz i historisë mëson, bie fjala, edhe kur lexon pohimin e Atë Zef Valentinit, i cili, duke bërë fjalë për historinë e Skënderbeut, shkruan se, “Sipas Barletit, projë (mbrojtës ose komandant i forcave mbrojtëse-shënimi im) e Sfetigradit kanë qenë ndër duar të një abati të kishës së Shën-Lleshit në zonën e Matës (?!), i cili ishte prej familjes së zotnive të Përlatit”, ndërkohë që dihet se kisha e Shën-Lleshit ndodhet në Orosh të Mirditës dhe jo në Mat, ashtu si edhe fshati Përlat nuk gjendet në Mat, por në Mirditë. Dhe “lajthitjet” e disa studiuesve e historianëve për këtë çështje duket se kanë ardhur për dy arsye: Ose sepse nuk e kanë kuptuar, ose nuk kanë dashur ta kuptojnë historianin Marin Barleti. Se, duke e lexuar me vëmendje veprën e tij, na rezulton se ai, në shumicën e rasteve, me emërtimin “Mat” ose “Aemathia”, tregon jo krahinën e Matit të sotëm, por territoret në brigjet e lumit Mat e më gjërë, që i përkisnin atëherë, si edhe sot trojeve të Dukagjinëve, pra, trojeve që sot i përkasin Mirditës etnografike. Këtë e zbulon qartë edhe një fragment i shkëputur nga libri “Antologjia e re e shkencave, e letërsisë dhe e arteve”, volumi 33, botuar në Firencë më 1876, në të cilin thuhet se “Mati… shtrihet jo larg nga Drini dhe përbën një vend pjellor dhe të populluar, të banuar nga mirditorët e famshëm, njerëz të bukur, të guximshëm dhe të rreptë, të panënshtrueshëm ndaj çdo autoriteti. Në këtë vend lindi Gjergj Kastrioti i famshëm, i quajtur Skanderbeg”.

Por hipotezën mbi “prejardhjen dibrane” të Kastriotëve sikur e rrëzon edhe një pohim tjetër i Marin Barletit, i cili, duke rrëfyer për një vizitë të Gjergj Kastriotit në krahinat e zotëruara prej tij, në vitin 1451, kur sapo ishte martuar, shkruan se “Duke shёtitur kështu me kalë dhe duke këqyrur me kujdes gjithë vendin me radhë, Kastrioti erdhi në Dibër të Poshtme, në prag dhe gati mu në kufi të mbretërisë së vet, në vendin ku, sidomos barbarët, e kishin zakon të mësynin Epirin dhe t’u rrëmbenin fshatarëve gjënë pa u dënuar, duke i shtypur të pambrojtur”. Se, po të ishte nga këto anë fisi i Kastriotëve, një historian si M. Barleti do ta kishte përmendur këtë fakt të rëndësishëm për një figurë të tillë si Gjergj Kastrioti. Se, përndryshe, M. Barleti nuk do të theksonte se Gjergj Kastrioti erdhi për një vizitë “në Dibër të Poshtme, në prag (pra në kufi-shënimi imP) dhe gati mu në kufi të mbretërisë së vet”. Dhe, dihet, që Dibra e Poshtme, nga perëndimi, kufizohej me Mirditën, pra me atë që M. Barleti e quante “mbretëria e Gjergj Kastriotit”! Por studiuesi H. Rama, si edhe ca srudiues të tjerë, që mbrojnë hipotezën e origjinës dibrane të Kastriotëve, me sa duket, bën sikur nuk i njeh këto parashtrime, që nuk mund të kundërshtohen pa sjellë të dhëna të tjera më bindëse në favor të hipotezës së “prejardhjes dibrane” të Kastriotëve. Se nuk mund të qendrojë në këmbë një si argument, që paska sjellë akademiku K. Frashëri, sipas të cilit në një regjistër “turk të vitit 1572, “Hasi i mëvonshëm nuk quhet i tillë, por Pashtrik” e se, “banori i fshatit Kastrat nuk mund të quhet Kastriot”. Se në shkencën e historisë këto pohime nuk mund të konsiderohen si argumente. Këtë ide sikur e pranonte edhe Prof. Dr. Bardhosh Gaçe kur shkruante se “Prof. Frashëri mendon, se ne akoma nuk kemi dëshmi dhe argumente me vlerë dokumentare për një çështje të tillë”.

Dhe duket qartë se studiuesi H. Rama më kot e thërret në ndihmë K. Frashërin në mbrojtje të hipotezës mbi prejardhjen dibrane të Kastriotëve! Se një studiues i vëmendshëm nuk mund të anashkalojë as historianin e shquar, kryepriftin Fan S. Noli, i cili thotë një të vërtetë të madhe kur shkruan: “Thaloc dhe Jeriçek (në veprën “Zwei Urkunden aus Nordalbanien”-shënimi im) e quajnë përrallë sllavërinë e Kastriotëve dhe shtojnë se llagapi i tyre…tregon se i kishin rrënjët nga një fshat i quajtur Kastri”, i cili, siç dihet, ndodhet në Vig të Mirditës dhe jo në Dibër. Këtë të vërtetë të madhe e pohon qartë edhe prifti historian Athanas Gega, të cilin Fan S. Noli e quante “njohësin më të mirë të historisë së Skënderbeut”. Se edhe ky prift shkruante qartë e prerë se “Mbiemri Kastrioti… që ka mbijetuar në histori, lidhet më shumë me lokalitetin (fshatin-shënimi im) e Kastrit në Mirditë, që ndodhet midis fshatrave të Dibrit, (Dibri si bajrak i mëvonshëm i Mirditës-shënimi im) Mnelës, Kashnjetit e Vigut, se sa me lokalitete të tjera, që kanë të njëjtin emër”. (“Arbëria, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, f. 44) Por hipotezën e “variantit dibran”, që e kërkon vendorigjinën e Kastriotëve në Dibrën e Poshtme, sikur e rrëzonte edhe historiani i shquar anglez Eduard Gibon në veprën “Historia e perёndimit dhe rënies së Perandorisë Romake”, vll. 7, botuar në Londër më 1872.

Këtu ky historian shkruan: “Në Dibër të Poshtme, në prag dhe gati mu në kufi të mbretërisë së vet (të Gjergj Kastriotit-shënimi im) “Territori (i Epirit-shënimi im), i mbajtur nga Skënderbeu, ishte i ndarë në tri provinca: Zenta në veri të Drinit, Dibri (bajrak i dikurshëm i Mirditës, në perëndim të saj-shënimi im), në rajonin qendror dhe Muzakët në mes të liqenit të Ohrit dhe detit Adriatik. E dyta nga këto (Dibri i Mirditës-shënimi im), ishte vendi i fisit trim dhe të civilizuar te mirditasve, tё cilit i përkiste Skënderbeu”. Të njëjtën ide duket se përcjell edhe historiani Italian Çezare Kantu, i cili, në librin “Istoria Universale” (“Historia Universale”), dëshmon të vërtetën e madhe se “Gjergj Skënderbeu, me titullin e ushtarit të Jezu Krishtit, ishte në krye të një lidhjeje princash katolikë të Shqipërisë së Epërme, që, me trimat e tij mirditorë, kundërshtoi Muhametin dhe, duke pasur këtë mandat, kërkonte adhurimin e shpatës së tij”. Po pse ta lodhim studiuesin H. Rama dhe mbështetësit e tij me citime pa fund, që na vinë edhe nga historianë të tjerë, francezë, gjermanë, italianë e turq për origjinën mirditore të Kastriotëve?! Më mirë le të dëgjojë kolegun e tij, akademikun dibran Kasem Biçoku, i cili ka pohuar se “Nevojat e drejtimit të principatës (të Kastriotëve-shënimi im) kërkonin që Gjon Kastrioti dhe familja e tij të mos banonin në viset ekstreme lindore, siç ishin ato të Dibrës, por në një nga qendrat kryesore të saj, prej nga Gjoni mund të drejtonte e administronte principatën e tij, siç u bë Kruja në kohën e Skëndërbeut”. Dhe shkonte më tej ky akademik duke deklaruar qartë e prerë se “Nuk jam në gjendje të them se ku e ka vendlindjen Gjergj Kastrioti, por jam shumë i sigurtë se Dibra nuk është vendlindja e tij”. (“Studime për epokën e Skëndërbeut”, v. II, f. 456-466) 14.02.2020

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …