Preng Çuni: Kush po i fryn ndarjes e përçarjes kombëtare?

Preng Çuni: Kush po i fryn ndarjes e përçarjes kombëtare?

Ka 30 vite qe qarqe te caktuara antishqiptare kane hartuar nje strategji dhe nje skenar te ndarjes shqiptareve ne Veri-Jug dhe Kosove-Shqipëri.

Veriu nuk ka qene asnjehere as i Saliut dhe as Xhelal Mziut.

Tropoja, e Hasi ka qene e do te mbetet përjetësisht e Bajram Currit, e luftetareve te Lirisë e Progresit.

Kukesi ka qene e do te mbetet perjetsisht e trimave te Emin Durakut.

Dibra ka qene e do te mbetet “kështjella e Haxhi Lleshit” dhe e burrave trima e te mençur.

Shkodra ka qene e do te mbetet perjetsisht e Ded Gjo Lulit, e Vasil Shantos, e Manush Alimanit, dhe jo e “Zhelefines apo Tom Doshit”, ajo eshte simboli i qytetarisë e civilizimit, ajo nuk mund te jete “avllia e Beqajve”.

Lezha ka qene e do te mbetet perjetsisht e Hydajet Lezhes, e Fran Ivanajt, dhe asnjehere e “te deleguarve te pushtetit” nga Tirana.

Mirdita ka qene e do te mbetet perjetsisht e kuqja vjollce, e veçante si ngjyrat e piktorit famshëm Tusha, (boje all), e burrave besnik si Bardhok Biba, Pal Melyshaj dhe asnjehere e “Gjomarkajve apo Markmarkajve”.

Miloti e Laçi ka qene e do te mbeten gjithmone burra trima e besnik te çështjeve te mëdha si Ndoc Ded Marku etj.

Jo Veriu nuk do mund te ndahet kurre nga Jugu, Ata do te jene perjetsisht njësoj, ndaj perpjekja per t’i ndare shqiptaret ne “demokrat apo komunist” eshte sa kriminale, po aq edhe e dështuar.

Shqiptaret kudo qe ndodhen Kosove, Maqedoni, Çamëri apo Mal zi, jane e do te mbeten perjetsisht nje Komb I pandarë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …