Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se prej sot e deri më 27 korrik rruga “Luan Haradinaj” do të mbyllet për qarkullim. “Nga sot ,rruga ‘Luan Haradinaj’, fillimisht pjesa në mes të rrugës ‘Garibaldi’ dhe Shkolla Amerikane e Kosovës (e pastaj edhe pjesa në mes të rrugës ‘Garibaldi’ dhe Gjykatës Kushtetuese, do të mbyllet për shkak të zhvillimit të punimeve disa ditore në të nga Ndërmarrja ‘Termokos’”, thuhet në njoftimin e komunës. Në kuadër të rehabilitimit të rrjetit të ngrohjes, Ndërmarrja “Termokos” do t’i ndërrojë gypat e vjetruar dhe do t’i zëvendësojë ata me të rinj. “Punimet do të zgjasin nga data 12 e deri më 27 korrik në të dy pjesët. Gjatë gjithë kësaj kohe, rruga ‘Garibaldi”’ do të jetë e hapur për qarkullim të plotë. “Transporti Publik, i cili e ka shfrytëzuar këtë segment rrugor do të qarkullojë në rrugën ‘Dritan Hoxha’, djathtas ‘Tirana’, vazhdon në rrugën e UÇK-së dhe anasjelltas”, njofton komuna. Komuna e Prishtinës fton qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe që qarkullimin me automjete ta planifikojnë paraprakisht.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …