Një burim nga Kosova Lindore bën të ditur se Presheva, Bujanoci e Medvegja janë në gjendje shumë të vështirë edhe për shkak të rrjedhojave negative që i ka krijuar përhapja e korona virusit, por edhe sepse që dje, sipas lajmërimeve të disa qytetarëve, forca të ndryshme ushtarake janë në ato zona dhe tani sikur është krijuar një shtetrrethim ushtarak. Prej sot do të jetë edhe një kohë e përcaktuar e rojeve policore, ose siç janë mësuar qytetarët ta quajnë: “Orë policore”. Ne nuk e dimë, se si është gjendja e tyre për sa i takon ushqimeve dhe mjeteve të tjera të domosdoshme. Ajo që dimë, është se ajo pjesë e popullit tonë në Kosovën lindore, ndjehet e frikësuar e pa asnjë mbështetje. Kërkohet nga dy shtetet tona Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës që të interesohen për qytetarët e atjeshëm, t’ju dilet në përkrahje e mbrojtje vëllezërve e motrave tona shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë thuhet në një burim, drejtuar Radios-Kosova e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …