leoni

Presheva proteston: Duam librin shqip

Qindra nxënës sot protestuan rrugëve të
Preshevës, duke kërkuar plotësimin e të drejtave të tyre elementare, për të
mësuar me abetare e me libra shqip. Autoritetet e Beogradit po ua mohojnë këto
të drejta nxënësve shqiptarë në Kosovën Lindore, meqë prej kohësh doganat po
mbajnë të bllokuara tesktet shkollore shqipe të dhuruara nga Ministria e
Arsimit të Kosovës. Protestuesit paqësor mbanin në duar parulla si “Dua
abetaren time, duam librin shqip”, “Gjuha jonë nuk është bombë, tirania juaj
po”, “Serbi, ndal etnocidin në Luginë të Preshevës”, “Liri për librin shqip” e
të tjera si këto. Derisa për serbët në Kosovë kujdesen bashkërisht Brukseli e
Beogradi, duke u dhënë kompetenca që sfidojnë edhe autoritetin e Prishtinës,
shqiptarët në Kosovën Lindore po zhveshen nga çdo e drejtë elementare nga
kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, me prejardhje nga Partia Radikale e
Sheshelit. Ditë më parë, Vuçiq ka deklaruar se me librat që flasin për Adem
Jasharin dhe UÇK-në nuk mund të mësojnë nxënësit në Serbi. Për këto privime
fashiste të Serbisë nuk ka pasur asnjë reagim, madje as nga Maja Kocijançiq. Beogradi
pa kurrfarë pengese jo vetëm që furnizon nxënësit serbë në Kosovë më tekste,
por edhe shprëndan përmbajtje skandaloze të historiografisë serbomadhe se gjoja
shqiptarët janë të ardhur në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …