Presidenca e Bashkimit Evropian ka bërë thirrje për krijimin e një gjykate ndërkombëtare për krimet e luftës të bëra në Ukrainë, ku u gjetën varre masive me trupa njerëzish. “Në shekullin e 21-të, sulme të tilla kundër popullatës civile janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme. Nuk duhet ta anashkalojmë. Ne qëndrojmë për dënimin e të gjithë kriminelëve të luftës. Unë bëj thirrje për krijimin e shpejtë të një gjykate të posaçme ndërkombëtare që do të ndjekë penalisht krimin e agresionit”, ka shkruar Jan Lipavsky, ministër i jashtëm i Republikës Çeke, e cila mban presidencën e radhës së BE-së. Duke folur për këto varreza masive, kreu i administratës rajonale të Kharkivit në Ukrainë, Oleg Synegubov ka theksuar se 99 për qind të rasteve të trupave të zhvarrosur, ka pasur shenja të vdekjes së dhunshme. Ai ka theksuar më tutje se disa trupa kanë qenë me duar të lidhura pas shpine, dhe një person është varrosur me një litar rreth qafës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …