Presidenca e Çekisë: Për shkak të mosmarrëveshjeve për targat, hiqet nga agjenda propozimi për liberalizimin e vizave

Presidenca e Çekisë ka konfirmuar se propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës prej  1 janarit të  vitit 2024 është hequr nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. Presidenca bën thirrje që të ulen tensionet në lidhje me targat. Meqë e shohim interesimin dhe kërkesat tuaja për procedurat e mëtutjeshme me liberalizimin e vizave, me këtë dërgojmë shpjegimin tonë të shkurtër për situatën aktuale. Tema, sot  u hoq nga rendi i ditës. Megjithatë, Presidenca Çeke e mban Ballkanin Perëndimor lart në agjendën e saj, veçanërisht tani përpara Samitit. Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në procedurë të brendshme të Këshillit. Presidenca bën thirrje për një shtendosje të menjëhershme të situatës aktuale në Kosovë në lidhje me targat e veturave, thuhet në përgjigjen e Presidencës çeke. (Telegraf)

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …