Në pritje të mbledhjes së ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës në Strasbourg më 17 maj, ende nuk dihet nëse çështja e anëtarësimit të Kosovës do të jetë në agjendë. Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Lihtenshtajnit, tha se është në dialog të vazhdueshëm me të gjithë aktorët për përgatitjet e sesionit ministror. Ai shtoi se rendi i ditës do të miratohet përfundimisht nga Ministrat e Jashtëm më 17 maj dhe do të bëhet publik pas mbledhjes së tyre, së bashku me të gjitha vendimet që do të marrin. Në agjendën provizore të publikuar, anëtarësimi i Kosovës nuk është i përfshirë. Në vend të kësaj, në rend të ditës janë çështjet si agresioni rus kundër Ukrainës, bashkëpunimi mes Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian, dhe transferimi i Presidencës nga Lihtenshtajni te Lituania.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …