Presidenca dhe Qeveria kanë dorëzuar komentet e vërejtjet e tyre lidhur me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji që tarifat të shtrenjtohen për rreth 14 përqind. E para e vendit ka rekomanduar që tarifat të mos ndryshohen dhe që kostot shtesë të operatorëve të mbulohen përmes pakos 75 milionëshe të BE’së, derisa nga ekzekutivi kanë sugjeruar që tarifat për amvisërinë të mbeten të pandryshuara, e të përshtaten ato për bizneset, sidomos ato të mëdha. ZRRE thotë se po i vlerëson këto komente dhe se pas analizimit, do ta publikojë raportin përfundimtar. Tarifat e reja të energjisë elektrike do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli. Më shumë gjasë, do të jenë më të shtrenjta. Propozimi fillestar i Zyrës së Rregullatorit për Energji, është që tarifat të rriten për rreth 14 përqind, por që vendimi përfundimtar do të merret pas analizimit të komenteve nga palët e interesit.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin programin qeverisës të Bedri Hamzës
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin …