Këshilltarja e kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, zonja Stanislava Pak, ka rikonfirmura si zakonisht se Serbia asnjëherë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe as plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE, përderisa kusht për pranim të jetë njohja e Kosovës. Këtë koment, Pak e bëri pas deklaratës së zyrtarit gjerman, Mihaela Rot, i cili tha se para anëtarësimit të Serbisë në BE duhet të qartësohet gjithçka me Kosovën. “Kushtetuta e Serbisë është e qartë dhe kryetari i Republikës asnjëherë nuk do ta shkelë atë. Serbia është ushtarakisht neutrale dhe asnjëherë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë. Në të njëjtën kohë, kushtet për anëtarësim në BE do t’i plotësojmë përderisa nuk na kërkohet njohja e Kosovës dhe Metohisë”, ka shtuar ajo për “Vecernje Novosti”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …