viza

Presidenca gjermane e BE-së dhe Komisioni Evropian thonë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave

Presidenca gjermane e Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian mendojnë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe se liberalizimi duhet të ndodhë. Por, nuk kanë përgjigje të prerë se kur do të mund të jetë në rend dite vendimi për këtë në Këshillin e Bashkimit Evropian si dhe a kanë kërkuar disa shtete anëtare ndonjë raport të ri për përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës. Nga Komisioni Evropian kanë thënë për “Radion Evropa e Lirë” se sa i përket liberalizimit të vizave “Komisioni Evropian qëndron prapa vlerësimit të dhënë që në korrik të vitit 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret”.  Në pyetjen se a do të ketë ndonjë raport të ri, ky Komision ka thënë se raporton rregullisht në raportet vjetore të progresit për suksesin e Kosovës në fushat e ndryshme që janë të lidhura edhe me kriteret për liberalizim. Raporti i fundit për këtë ishte ai i vitit 2019 dhe në të Komisioni kishte përsëritur vlerësimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …