Presidenca e Zvicrës ka njoftuar për takimin që ka pasur kryetari Alain Berset me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në këtë takim të tyre është biseduar për situatën në veri të vendit dhe për dialogun e lehtëuar nga Bashkimi Evropian për normalizim raportesh Kosovë-Serbi. Presidenti Berset ka theksuar mbështetjen e Zvicrës për procesin e normalizimit dhe bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të negociuara në Bruksel dhe Ohër në pranverë. Në Serbi dhe Kosovë nevojiten hapa të besueshëm dhe pragmatizëm për ta rikthyer procesin në binarë. Prandaj, diskutimet trajtuan hapat e përcaktuar në marrëveshjet që do të ndërmerren nga të dyja palët, duke përfshirë përkushtimin e qeverisë së Kosovës për të garantuar një shkallë adekuate të vetë-menaxhimit për komunat me shumicë serbe“,thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …